Çfarë i bashkoi Kiara Titon dhe Megi Pojanin?
Prej disa muajsh Kiara Titos i është besuar moderimi i emisionit “Fan Club Dancing With The Stars”. Tashmë me konfirmimin e shtatzanisë së saj, Kiara ka tërhequr akoma dhe më shumë vëmendjen e publikut.
Një tjetër moderatore e cila ka spikatur shumë këtë sezon është edhe Megi Pojani, të cilës prej disa muajsh i është besuar moderimi i emisionit “Për’puthen”, ku tashmë Megi ka arritur të rrëmbejnë zemrën dhe vëmendjen e publikut.
“Look-u” i vajzave në çdo episod është në qendër të vëmendjes nga publiku dhe dihet se një ‘xing’ i tillë nuk mund të mos vihej re. Së fundmi vajzat kanë menduar një veshje më festive me rastin e Krishtlindjes dhe duket se padashje kanë zgjedhur të njëjtin fustan të kuq me fjongo.
Një veshje që u shkon shumë të dyja vajzave.
Kiara ka qenë e ftuar dy ditë më parë në emisionin “Ftresë në 5” me Bieta Sulën, ku tregoi shumë për shtatzaninë, ndryshimet në jetën e saj, planet e 2024 e shumë të tjera. Ama ajo çfarë nuk u vu re ishte momenti i ëmbël kur bebi i shkelmoi barkun Kiarës live në emision, pjesë e cila më pas është shpërndarë kudo në rrjete sociale.