Jasir Asani zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën dhe ka dy fjalë për trajnerin Sylvinho në TAR!
Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën, karrierën dhe suksesin e tij. Sigurisht që përveç diskutimeve dhe pyetjeve në lidhje me sportin nuk mund të mungonin edhe pyetjet nga jeta private dhe jo vetëm…
A të shkruajnë shumë vajza në rrjetet sociale?
Janë rritur goxha shumë.
Cili ka qenë komenti më i bukur ose më i veçantë që të kanë bërë?
Disa tifozë që e kanë bërë nga Maqedonia “Je i bukur si një gol i Jasir Asanit”
Si është zemra e Jasir Asanit për momentin përveç se me emocionin e madh për kombëtaren?
E mbyllur.
E mbyllur se nuk pranon apo e mbyllur sepse ka një tashmë?
Ka një dhe është tiranase.
Jasir shtoi gjithashtu se nuk është pjesë e showbizit dhe që edhe mamaja e tij e këshillon që të kujdeset shumë për të dhe pse ai i ka thënë që të rri e qetë sepse ka bërë zgjedhjen e duhur.
Duke u rikthyer edhe njëherë tek sporti më tej Jasir Asani ka shtuar se aspiron të bëhet edhe kapiten i kombëtares dhe i vlerëson shumë të gjithë lojtarët për regjimin dhe rregullin që kanë. Ndërsa për trajnerin u shpreh:
Jam 28 vjeç dhe nuk kam takuar njeri më të mirë se ai. Shumë i thjeshtë, çdo gjë e bën perfekte dhe tek kombëtarja nuk është vetëm si trajner por edhe si lojtar. Në stërvitje bashkohet me ne, bën shaka. Të jep kurajo shumë. Të respekton maksimalisht. Unë e kam thënë që falë tij jam në kombëtare.