Kulla Eiffel mbyllet në 100 vjetorin e krijuesit të saj, shkak greva e punonjësve!
Kulla Eiffel, një nga monumentet më të vizituara në botë, u mbyll të mërkurën për publikun pasi punëtorët hynë në grevë përpara negociatave për kontratën me qytetin e Parisit.
Greva e punonjësve përkoi me 100 vjetorin e vdekjes së krijuesit të kullës, Gustave Eiffel.
Sindikata Sete që menaxhon monumentin tha se punonjësit e kullës po protestonin “mënyrën aktuale të menaxhimit të saj”.Turistët mund të hyjnë vetëm në hapësirën e mbyllur me xham poshtë kullës.
Një nga vendet më të vizituara në botë, Kulla Eifel është zakonisht e hapur 365 ditë në vit. Kulla Eifel tërheq gati shtatë milionë vizitorë në vit, rreth tre të katërtat e tyre të huaj.
Kulla Eiffel e cila ndodhet në Champ de Mars në Paris, është bërë ikonë ndërkombëtare franceze dhe një nga strukturat më të njohura mbarëkombëtare. Kulla Eiffel, që është ndërtesa më e lartë në Paris është monumenti me pagesë më i vizituar në botë. E emërtuar sipas inxhinierit dhe projektuesit Gustav Eiffel, kulla u ndërtua si hark hyrës për Panairin Botëror të 1889-ës, përcjellë KultPlus.
Kulla është rreth 324 metra e lartë. Ishte ndërtesa më e madhe e bërë nga dora e njeriut derisa ndërtesa Chrysler u ndërtua në 1930. Pa përfshirë antenat transmetuese, është ndërtesa e dytë me e lartë në Fracë pas Millau Viaduct.
Kulla ka tri nivele për vizitorë. Biletat mund të blihen për t’u ngjitur me shkallë ose ashensor në nivelin e parë dhe të dytë. Rruga për në nivelin e parë është mbi 300 hapa, si dhe rruga nga niveli i parë në atë të dytë. Niveli i tretë është i arritshëm vetëm me ashensor. Si niveli i parë ashtu edhe ai i dytë, përfshijnë restorante.