Pete Davidson anulon shfaqjet e tij, çfarë po ndodh me komedianin?
Komediani i njohur Pete Davidson ka zgjedhur të tërhiqet nga disa shfaqje komike pa dhënë shumë arsye, duke i lënë fansat të zhgënjyer dhe të shqetësuar. Aktori ka tërhequr shfaqjet e tij në Beacon Theatre në New York City, ku anulimi erdhi vetëm disa orë para fillimit të shfaqjes. Teatri u dërgoi email fansave duke i informuar se Davidson nuk do të performonte për shkak të rrethanave të paparashikuara, me një rimbursim të plotë të premtuar brenda 30 ditëve nga shfaqja.
“Isha i emocionuar për të parë Pete Davidson sonte, por shfaqja e tij sapo u anulua”,-tha një prej fansave të komedianit. Shfaqjet e anuluara vazhdojnë deri në Vitin e Ri, që do të thotë se Davidson nuk do të shihet në skenë në vitin 2023 dhe tani ka dyshime mbi datat e tij të ardhshme vitin e ardhshëm. Duket se Pete gjithashtu anuloi shfaqjet e tij të planifikuara për 26 dhjetor deri më 4 janar në Teksas, Tenesi, Xhorxhia, Pensilvani, Kentaki dhe Wisconsin.
Rikujtojmë se komediani ka qenë më parë në një romancë me yllin televiziv Kim Kardashian, por i dhanë fund romancës në gusht 2022 pas 9 muajsh së bashku. Kim pranoi se u lidh me Pete vetëm për të harruar ish bashkëshortin Kanye West. Pete gjithashtu ka pasur lidhje me komedianen Ariana Grande, Carly Aquilino, Cazzie David, aktoren Kate Beckinsale, Margaret Qualley, Kaia Gerber, Phoebe Dynevor dhe Emily Ratajkowski. Komediani iu nënshtrua rehabilitimit pasi prej kohësh lufton me çrregullimet e shëndetit mendor. Pete ka qenë anëtar i kastit në emisionin “Saturday Night Live” të NBC për tetë sezone nga 2014 deri në 2022.