Sa shumë qenkan rritur, Eni Vasili si rrallë herë ndan momentet me dy binjaket
Edhe pse, herë pas here, Eni Vasili poston foto apo video të shkurtra në rrjetet e saj sociale me të bijat, binjaket Sofi dhe Nikol, shumicën e kohë, moderatorja preferon që t’i mbajë sa më private castet që kalon me to e pikërisht për këtë arsye, në setin e fundit që kanë zhvilluar, sapo kuptuam sa shumë janë rritur vajzat.
Njësoj si dy vite më parë, kur binjaket ishin shumë të vogla, Eni ka zgjedhur që kartolinën e Krishtlindjeve ta realizojë me revistën “Living”, por ndryshe nga atëherë, “dy yjet” e pemës së festave në shtëpinë e gazetares, janë një uragan i vërtetë.
Megjithatë, edhe pse të bijat janë në atë moshën kur nuk i shterojnë energjitë dhe i japin shtëpisë një pamje mjaft të bukur, por me shumë zhurmë, Eni shfaqet më në formë se kurrë dhe sigurisht, më e lumtur se asnjëherë.
Patjetër, një set fotografik me dy vajzat bukuroshe, nuk është edhe aq i thjeshtë, vetëm për shkak të faktit që janë në lëvizje gjithë kohën, megjithatë ja kanë dalë të kapin momente që do t’i dhurojnë buzëqeshje jo vetëm mamasë së tyre, por të gjithë njerëzve që do t’i shohin, edhe pse Eni tregohte e kujdeshme, ende duke mos ja zbuluar portrerin plotësisht bukurosheve të tyre.
Tani e kuptoni më qartë motivin që qëndron pas përpjekve të moderatores, jo vetëm për të qenë një grua e një nënë më e mirë, por edhe për ta realizuar misionin e saj në gazetari gjithmonë e më mirë.