Si e kalojnë kohën e tyre gjatë sezonit festiv njerëzit në Polin e Jugut…
Njerëzit që jetojnë në Polin e Jugut kanë gjetur një mënyrë unike për të kaluar kohën e tyre gjatë sezonit festiv. Ata shkojnë të vrapojnë në peisazhin e ngrirë. Për shkak të vendndodhjes unike, njerëzit që marrin pjesë në këtë traditë moderne mund të kalojnë të gjitha 24 zonat kohore në ditën e Krishtlindjes.
Michelle Endo ka punuar për vitin e fundit në një nga tre stacionet e përhershme në Antarktidë. Konkretisht, ai punon në stacionin më afër Polit të Jugut gjeografik. Në prononcimet e tij për gazetën The Independent, Michelle Edo shpjegoi se në mëngjes punëtorët në stacion organizojnë një argëtim “Gara rreth botës”.
Është një rrugë prej 5 km rreth Polit të Jugut gjeografik, kështu që pjesëmarrësit mund të vrapojnë ‘rreth botës’ në të gjitha 24 zonat kohore. Disa pjesëmarrës e marrin seriozisht, ndërsa të tjerëve u pëlqen të vishen me kostume argëtuese ose uniforma për ta bërë këtë. Janë gjërat e vogla që bëjnë diferencën dhe me të vërtetë e rrisin moralin.
Gjatë verës, Antarktida është shtëpia e rreth 5000 njerëzve. Vetëm rreth 1000 njerëz jetojnë atje në stacione kërkimore gjatë muajve të dimrit. Ndërkaq, akulli që rrethon Antarktidën është në nivelet më të ulëta të para ndonjëherë. Të dhënat satelitore tregojnë se, aktualisht, shtresa e akullit që rrethon kontinentin më jugor të planetit është nën çdo nivel të dimrit të regjistruar më parë.
Një kambanë alarmi kjo për një rajon që dikur dukej rezistent ndaj ngrohjes globale. Rikujtojmë se në Antarktidë është zbuluar një ekosistem i lashtë, unik në llojin e tij, i fshehur nën sipërfaqen e akullit. Ai është gjetur në kripërat e akullnajës Boulder Clay, pranë stacionit shkencor italian Mario Zucchelli dhe karakterizohet nga kërpudha dhe baktere që kanë rëndësi të madhe për kërkimin e formave të jetës në planetë të akullt si Urani dhe Neptuni.