Si të kujdeseni për qenushët tuaj të moshuar!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Si të kujdeseni për qenushët tuaj të moshuar!

Edhe pse qenit tuaj mund të jenë duke i rënë energjitë, me një trajtim veterinar të rregullt, kujdes dhe ushqim të përshtatshëm, ai mundet ende të bëjë një jetë të lumtur e të shëndetshme. Megjithatë, nuk mund ta injoroni faktin se gjendja fizike e tij do të ndryshojë me kalimin e viteve. Funksione të rëndësishme trupore mund të nisin të mos funksionojnë më së miri.

Ashtu si edhe njerëzit, shqisat e tyre fillojnë të degradojnë duke çuar dobësim të shikimit, dëgjimit, shijimit dhe nuhatjes. Oreksi mund të bjerë dhe qentë shumë të vjetër zakonisht dobësohen duke bërë më të dukshme shtyllën kurrizore dhe brinjët.

Përveç racës së qenit, faktorë të tjerë specifik të lidhur me stilin e jetesës si dieta, stërvitja dhe historiku shëndetësor, ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Niveli i energjisë fillon të bjerë, shenjat e dobësimit të gjymtyrëve fillojnë të bëhen më të dukshme, lëkurë e trashë, më pak elastike, gëzof më i ashpër dhe i hollë me zona të zhveshura apo qime të zbardhura, probleme me dëgjimin, probleme me dhëmbët dhe mishin e tyre. E ënjtura poshtë syve mund të jetë shenjë e qelbëzimit të ndonjë dhëmbi dhe kërkon trajtim nga veterineri. Mund të shfaqen lytha, gjëndra yndyre madje edhe tumore.

Mbajini këto nën kontroll me veterinerin tuaj pasi zbulimi i hershëm i tyre mund të shpëtojë jetën e qenit tuaj, etje e tepërt dhe urinim i shpeshtë apo i pakontrolluar, hutim apo mosnjohje e ambientit përreth, rënie oreksi, depresion, mos bindje dhe me raste sjellje e dëmshme, sy të mjegulluar me çehre të kaltër, të cilët janë normale dhe nuk pengojnë shikimin. Megjithatë, mjegullimi dhe rritja e katarakteve të bardha mund të çojë në verbim. Një tendencë për të fjetur më shumë gjatë ditës e më pak gjatë natës. Disa qen mund të vërdallisen natën nëpër shtëpi si pasojë e dhimbjes së nyjeve, pleqërisë apo vetmisë. Shtimi në peshë është një problem i veçantë me qentë e rritur.

Kontrollet e rregullta janë të detyrueshme për qentë e moshuar. Përveç vaksinimit vjetor dhe kontrolleve, flisni me veterinerin tuaj për ndonjë ekzaminim special. Obeziteti dhe artriti janë dy nga problemet më të zakonshme që ndeshen qentë e moshuar, prandaj një stërvitje e rregullt është shumë e rëndësishme.

Megjithatë, nëse qeni juaj vuan nga artriti, konsultohuni me veterinerin përpara se të filloni një program stërvitjeje. Një rutinë ditore e qëndrueshme është e rëndësishme për shëndetin fizik, mendor dhe emocional të qenit tuaj të moshuar. Si pjesë të rutinës ditore, mund të planifikoni një seancë special krehjeje të paktën një herë në javë.

Larja rregullisht e qenit tuaj përbën gjithashtu një fazë të rëndësishme, pasi kjo është një mundësi e mirë për t’i dhënë atij të gjithë dashurinë për të cilën ka nevojë. Një kontroll dentar rutinë tek veterineri është shumë e rëndësishme, pasi qentë e moshuar janë më tepër pre e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve. Përpiquni të jeni të ndjeshëm ndaj asaj se çfarë po përjeton qeni juaj dhe të kuptoni se ai po i nënshtrohet një sërë ndryshimesh psikologjike.

Angazhimi dhe kujdesi juaj plot dashuri ndihmojnë shumë në krijimin e një cilësie të mirë jete për qenin tuaj në këto vite pleqërie. Një dietë e mirë për qentë e moshuar duhet të përmbajë proteina të koncentruara, cilësore, pak të yndyrshme, karbohidrate lehtësisht të tretshme për sigurim energjie, mineralet kryesore për të mbështetur plakjen e nyjeve, vitamina, të cilat së bashku me proteinat ndihmojnë në luftimin e infeksioneve me të cilat mund të ndeshet trupi pasi sistemi imunitar dobësohet. Duhet ta ushqeni qenin tuaj 1-2 herë në ditë, por mbase ai mund të preferojë të hajë vakte më të vogla e më shpesh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65723 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE