Sot vendimi i GJKKO-së për “Arrest shtëpie me mbikëqyrje policore”, Berishës i rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot vendimi i GJKKO-së për “Arrest shtëpie me mbikëqyrje policore”, Berishës i rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka!

Ndërsa sot Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, vendos mbi kërkesën e SPAK-ut për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, me “Arrest shtëpie me mbikëqyrje policore”, ish-kryeministrit i rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka. Berisha foli edhe në lidhje me këtë zhvillim të pritshëm në protestën e sotme para Gjykatës së Lartë, në prag të vendimit për vulën e PD-së.

Prapë sot, gjykata do të vendosë për masat kundër Sali Berishës. U shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqja e lirisë për Sali Berishën, pa kaluar në Kuvend. Gjithashtu u shkelën ligjet dhe rregullorja e Kuvendit në mënyrën si u votua heqja e imunitetit të tij. Nuk po përmend as standardin e dyfishtë dhe antiligjor të Gjykatës Kushtetuese.

Le t’i lëmë mënjanë këto, por më thoni ju mua, pse duhet kyçur në shtëpi pa asnjë dokument, fakt apo provë Sali Berisha? Vetëm e vetëm pse i ka kallur tmerrin, datën, monstrës së pluralizmit, bastardit të xhelatëve të diktaturës komuniste, Edi Ramës.

Sot, ne duhet të kërkojmë vëmendjen e çdo shqiptari se kur gjykatat përdoren si armë kundër opozitës, kjo është diktaturë. Kur partisë më të madhe i konfiskohet haptas logoja dhe vula, kjo është diktaturë. Kur logoja e partisë më të madhe opozitare kërkohet t’i jepet një personi që dihet botërisht se është peng i Edi Ramës, kjo është diktaturë.

Kur kreu i opozitës pa asnjë akuzë burgoset dhe i ndalohen takimet dhe komunikimet, kjo është diktaturë. Shqiptarë, zgjohuni se po ndodh ajo që ka ndodhur në Rusinë e Putinit, me Bjellorusinë e Lukashenkos, me Venezuelën e Maduros dhue juntën ushtarake të Mianmarit.

Për të gjitha këto, kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonëse unë po burgosem në mënyrën më të padrejtë. Kjo është betejë për lirinë e shqiptarëve, për dinjitetin e tyre apo nënshtrimin e tyre.

A do e fitojmë ne këtë betejë? Absolutisht po!

Pas protestës te Gjykata e Lartë i shoqëruar nga deputetë, bashkëpunëtorë e mbështetës, Sali Berisha përshkoi në këmbë distancën deri te Selia Blu, duke kaluar para selisë së Partisë Socialiste, në sheshin “Skënderbej” e në një pjesë të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Berisha është nën hetim për korrupsion pasiv lidhur me çështjen e privatizimit të klubit Partizani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE