Luiz Ejlli në një bashkëpunim muzikor me reperin e njohur!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ç’po ndodh? Luiz Ejlli shihet në shtëpinë e BBVA 3 (Video)](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/12//cpo-ndodh-luiz-ejlli-shihet-ne-shtepine-e-bbva-3-video.jpg)
Luiz Ejlli kohët e fundit ka publikuar një sërë këngësh ku më e freskëta është “Ninulla e vetmisë” e publikuar vetëm 7 ditë më parë.
Por mesa duket për Ejllin nuk do të jetë e fundit, ndonëse nata e ndërrimit të viteve nuk është e largët, këngëtari është gati për të publikuar këngën e rradhës.
Një foto e postuar në InstaStory nga Luizi, ku shihet krah këngëtarit kosovar Bardhi Idrizi, i njohur me emrin e artit “Bardhi”, ngre dyshimet për bashkëpunimin më të zjarrtë të vitit.
Ndonëse asnjë nga dy artistët nuk ka folur për këtë projekt, storyt e Luizit flasin për një bashkëpunim.