Lulzim Basha shfaqet si DJ, fotot pikante nga festa e PD
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Lulzim Basha shfaqet si DJ, fotot pikante nga festa e PD](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/12//lulzim-basha-shfaqet-si-dj-fotot-pikante-nga-festa-e-pd.jpeg)
Partia Demokratike po feston këtë mbrëmje Vitin e Ri. Dhe, kryetari i saj Lulzim Basha duke se ka marrë rolin e DJ-t.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, Basha shihet pranë DJ-t duke kënduar dhe kërcyer.
Demokratët e asaj që njihet si PD-ja zyrtare janë mbledhur në një nga baret e kryeqytetit dhe po festojnë teksa po lënë pas një vit jo dhe aq të mbarë për forcën politike në të cilën bëjnë pjesë.
Zgjedhjet lokale të 14 majit i humbën, PD vijon të jetë e ndarë në disa grupime dhe së fundmi janë bërë edhe zotime se ndoshta muaji i parë i 2024 do t’i gjejë disi më të bashkuar.
Belind Këlliçi deklaroi mbrëmjen e së mërkurës se po punohet për një bashkim të Rithemelimit me grupimin e Gazment Bardhit.