Në ditëlindjen e të bijës, Rudina Dembacaj vjen me fjalë zemre dedikuar vogëlushes së saj!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Në ditëlindjen e të bijës, Rudina Dembacaj vjen me fjalë zemre dedikuar vogëlushes së saj!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/12//ne-ditelindjen-e-te-bijes-rudina-dembacaj-vjen-me-fjale-zemre-dedikuar-vogelushes-se-saj.jpg)
Ditën e sotme vajza e aktores së njohur të humorit, Rudina Dembacaj, Viktoria feston 7 vjetorin e lindjes.
Rudina zgjodhi fjalët më të ëmbla për t’i shprehur të voglës së saj dashurinë e madhe që ajo ka për të.
“Ishte 28.12.2016 ora 07:00 e mëngjesit kur mësova çfarë është dashuria e papërshkrueshme me fjalë, lindja jote! Dritë e syve të mi, gëzuar ditëlindjen!
Marr frymë kur ndrisin sytë e tu, bëhem me krahë kur qesh buza jote. Je shoqja ime më e ngushtë. Përgjithmonë edhe kur mami të bëhet plakë me buzë të kuqe (siç thua ti ), përgjithmonë dorë për dore”-ka shkruar ajo.