Problemet me pastrimin e parave, Shqipëria në listën e shteteve me regjim tatimor!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Problemet me pastrimin e parave, Shqipëria në listën e shteteve me regjim tatimor!

Qiproja, Bullgaria, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndodhen midis 41 shteteve në listën e re të kontrollit të parave të zeza të Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike (AADE) në Greqi.

Bëhet fjalë për vende të karakterizuara si shtete me regjim tatimor dhe praktikisht kjo do të thotë se çdo transaksion me këto shtete do të hyjë në “mikroskopin” e mekanizmit të kontrollit tatimor, sa herë që kërkohen rrugë daljeje të parave të zeza.

Në veçanti, siç nënvizohet edhe në vendimin përkatës, për vitin 2022, si shtete që kanë status të privilegjuar tatimor karakterizohen ato në të cilat personi juridik ose një objekt juridik i nënshtrohet tatimit mbi fitimet, ose mbi të ardhurat ose mbi kapitalin e tij, koefiçienti i të cilit është e barabartë ose më i ulët se 60% e koefiçientit tatimore të këtyre personave dhe objekteve juridike që do të kishin detyrime sipas dispozitave të legjislacionit tatimor grek, nëse personi do të ishte rezident tatimor ose do të kishte një seli të përhershme në Greqi.

Përcaktimi i statuseve të privilegjuara është veçanërisht i rëndësishëm për të gjitha bizneset pasi shpenzimet që u paguajnë personave fizikë dhe juridikë që kanë vendbanimin e tyre tatimor në një vend me status të privilegjuar përgjithësisht nuk zbriten nga të ardhurat e tyre bruto, përveç rasteve kur debitori provon se ato kanë të bëjnë me transaksionet aktuale dhe të zakonshme dhe nuk rezultojnë në transferimin e fitimeve për qëllime të shmangies tatimore.

Lista e re e vendeve me të cilat kryhen transaksionet që do të futen në mikroskopin e mekanizmit grek të kontrollit tatimor, sa herë që ata kërkojnë rrugë daljeje të parave të zeza përfshin mes 41 shteteve , edhe 4 shtete të tjera ballkanike si Bosnjë Hercegovina,Mali i Zi, Bullgaria dhe Kosova, ndërsa në të ndodhen si gjithnjë  Lihtenshtajni, Maldivet, Monako, Barbados, Bahamas, Bahreini, Belize, Ishujt Kajman dhe  Ishujt Marshall.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE