Të gjithë po tallen me pemën në shtëpinë e Cristiano Ronaldos!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të gjithë po tallen me pemën në shtëpinë e Cristiano Ronaldos!

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë bërë objekt talljeje në rrjet për pemën e Krishtlindjeve dhe dhuratat që kanë blerë këtë periudhë festive. Rodriguez ka publikuar në Instagram disa imazhe nga shtëpia me ndjekësit e saj, siç bëri edhe këtë Krishtlindje duke treguar dhuratat që Babagjyshi u solli fëmijëve të saj.

Modelja tregoi se si e kaloi natën e Krishtlindjeve me fëmijët dhe futbollistin portugez, duke veçuar pemën e vogël të Krishtlindjes që zbukuroi dhomën e shtëpisë së tyre. “Me siguri ajo pemë është nga zona e vogël e shtëpisë tuaj”,-shkroi një komentues. Një tjetër komentoi: “Georgina nuk do ta lejonte atë pemë, jam i sigurt se është një nga të shumtat në shtëpinë e saj.”

Ndërkaq, Cristiano Ronaldo, edhe pse po i afrohet të 40-ave, nuk ka ndër mend ta ulë ritmin e shënimit të golave. Në ndeshjen e fundit ku zbriti në fushë, në Superligën Saudite, realizoi dy herë duke e çuar në 53 numrin e golave të shënuar gjatë vitit të fundit kalendarik. “Kapiteni i Al Nassr, Cristiano Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në botë në vitin 2023, pasi arriti shifrën 53 kundër Ittihad, sot”-shkroi klubi i portugezit në Twitter. CR7 ka parakaluar Kylian Mbappenë dhe Harry Kane, të cilët kanë shënuan nga 52 gola secili”.

Rikujtojmë. se Ronaldo po përballet me një padi gjigante në SHBA prej promovimit të tij të rrjetit Binance, më i madhi për këmbimin e kriptovalutave në botë. Ankimuesit e shumtë deklarojnë se rekomandimet e tij i kanë bërë të humbasin investime të shumta ne asetet online. Dëmshpërblimi i kërkuar është “një shumë që kalon” $1miliardë”, shkruan rrjeti BBC, që nuk ka arritur të marrë komente as nga përfaqësues të Ronaldo dhe as nga Binance.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65720 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE