Aksident me vdekje në Librazhd, humb jetën një 57-vjeçar!

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident me vdekje në Librazhd, humb jetën një 57-vjeçar!

Aksident me vdekje në Librazhd. Një shtetas ndërroi jetë në aksin Librazhd-Stërblevë pasi dyshohet se humbi kontrollin mbi kamioçinën që drejtonte dhe mjeti doli nga rruga. Për pasojë, 57 vjeçari, banues në fshatin Kuternan, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në 2023-shin, numri i aksidenteve automobilistike u rrit me gati 600 më shumë se një vit më parë. Nga statistikat e Urgjencës Kombëtare rezulton se këtë vit janë shënuar mesatarisht 11 aksidente në ditë, nga 9 në 24 orë që pati vitin e kaluar.

Sa i përket traumave në makinë, biçikletë apo këmbësorë janë mbi 3 mijë e 800 aksidente gjatë 2023-shit, ndërsa në vitin 2022 ishin 3 mijë e 293 aksidente. Muaji më tipik është gushti, me më shumë aksidente.

3 mijë e 858 aksidente gjatë 2023-shit, 3 mijë e 293 aksidente në vitin 2022.  Makina – 2049 / motor – 847 / këmbësorë – 505 / biçikleta 429.

Autoambulancat e Urgjencës Kombëtare janë të parat që mbërrijnë në vendngjarje dhe sipas kreut të kësaj qendre, Dr. Skënder Brataj “është shtuar lëvizshmëria edhe për shkak të rritje së turizmit e në jo pak raste, janë shënuar aksidente nga të huajt”.

Sapo kaloi edhe shifra 10 milion të huaj në Shqipëri, që edhe ata kanë pasur pasoja me aksidente, shpesh herë edhe fatalitete.

Përveç mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, një ndër shkaktarët e numrit të lartë të aksidenteve është përdorimi i automjetit nën efektin e alkoolit dhe substancave narkotike. Brataj thekson se persona konsumatorë të lëndëve narkotike duhen regjistruar në mënyrë që t’i hiqet patenta.

Duhet bërë edhe një regjistër, ku përdoruesit e substancave të jenë të regjistruar. Një person i tillë nuk duhet të ketë patentë, deri kur të vërtetohet përmes analizave që nuk është përdorues.

Brataj iu bën thirrje qytetarëve të bëjnë sa më shumë kujdes në këto ditë festash, ku ka lëvizje të shtuar, sidomos në kryeqytet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE