Irma Libohova vjen këtë mbërmje si e ftuara speciale në kërcimin e Sardi Strugaj dhe Encës!

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Irma Libohova vjen këtë mbërmje si e ftuara speciale në kërcimin e Sardi Strugaj dhe Encës!

Sardi dhe Ensa realizuan performancën e tyre nën ritmet e muzikës shqiptare, që këndua nga e ftuara speciale Irma Libohova. Ata kishin zgjedhur të risillnin në skenën e “Dancing With The Stars” salsan, me motivet patriotike shqiptarë, gjithmonë nën prezencën e qeleshes dhe çiftelisë.

Kryetari i jurisë Ilir Shaqiri vendosi ta përmblidhte mendimin e tij për performancën me shprehjen me një batutë: “Nga mjellmash u bëre shqipe sot”. Pavarësisht komenteve pozitive në finalen e madhe, juria e vlerësoi artistin me pikë më pak se herën e parë që është kërcyer.

Lori Bala: Një atmosferë shumë e bukur. Ajo që duhej për finale. Të përgëzoj për progresin. Më pëlqeu salsa.

Valbona Selimllari: Mua më pëlqeu që salsa përfundoi me shqiponjën tinë. Mua më ka pëlqyer që në fillim por sot ishte fantastike.

Ilir Shaqiri: Të mendosh që në këto tre muaj ke rritur performancat në një mënyrë të mahnitshme. Ti duhet të jesh krenar për veten tënde, për arritjet që ke bërë në këtë skenë. Nga mjellmash u bëre shqipe sot.

Olta Gixhari: Sardi, mua më ka pëlqyer shumë kur e kam parë për herë të parë. Atmosfera ishte fantastike së bashku  me Irmën që është e mrekullueshme, por solle një atmosferë të shkëlqyer.

Kur kërcimi u realizua herën e parë juria e vlerësoi Sardin dhe Ensën me 39 pikë, ndërsa në këtë finale ata u vlerësuan me 2 pikë më pak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE