Pas ndarjes nga Princ Leka, Elia Zahari bën daljen e saj të parë publike

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas ndarjes nga Princ Leka, Elia Zahari bën daljen e saj të parë publike

Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se marrëdhënia e Elia Zaharia dhe Princ Lekës është në krizë, ndërsa po përflitet se dyshja janë në process divorci.

Madje burime për “Living” konfirmuan pak ditë më parë se Princ Leka po shijon një romancë të re me fotografen Blerta Celibashi.

Ndërsa së fundmi Elia ka bërë daljen e parë në rrjetet sociale. Ka qenë kolegu i saj aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja që ka publikuar një foto në Instagram me Elian dhe nënën e sa, aktoren Yllka Muja.

Lajmet për ndarjen e tyre filluan të qarkullojnë pasi Elia publikoi disa foto nga ditëlindja e princesësh Geraldinë dhe askund nuk u pa me princ Lekën, çka ngjalli dyshime se mund të jenë duke kaluar një krizë në çift, ose janë ndarë në heshtje. Më pas ishte princ Leka që publikoi fotot për Krishtlindje vetëm me vajzën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE