Xiaomi prezanton makinën e parë elektrike!
Xiaomi ka prezantuar zyrtarisht makinën e tij të parë elektrike gjatë një eventi në Pekin. Automjeti elektrik quhet SU7, megjithatë, bashkëthemeluesi i kompanisë Lei Jun nuk dha një datë të saktë për lançimin e makinës dhe nuk dha detaje për çmimin. Sipas deklaratave të Jun, SU7 do të ketë një motor të avancuar, ngarje me teknologji vetë-drejtuese dhe sisteme të menaxhimit të baterisë. SU7, një akronim për Speed Ultra do të jetë i pajisur me softuer dhe elektronikë nga Xiaomi. Makina pritet të ketë një rreze ngarjeje prej 800 kilometra, bazuar në baterinë e saj.
Marka Xiaomi do të nxjerrë në treg makinën e saj të parë në vitin 2024 dhe një vit më herët, janë publikuar fotot e para nga ky mjet që do të quhet Xiaomi MS11. Makina e kompanisë kineze, që është shumë e njohur për prodhim celularësh, ka fenerë të ngjashme me ato të modeleve të fundit McLaren, por pika e fortë e makinës elektrike Xiaomi nuk do të jetë në dizajn, por në teknologji. Gjithashtu, çmimi i kësaj makine do të jetë i përballueshëm. Edhe pse jo zyrtarisht, zërat janë se do të kushtojë rreth 40 000 euro.
Ndërkaq, rikujtojmë se tre operatorë kryesorë të telekomit finlandez po pezullojnë shitjen e telefonave Xiaomi. Tre operatorët kryesorë të telekomit në Finlandë të cilat janë Telia, DNA dhe Elisa po pezullojnë shitjen e telefonave Xiaomi për shkak të pranisë së prodhuesit kinez në Rusi pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.
Sipas një raporti të portalit finlandez, Suomimobiili, Telia nuk do të shesë më telefona të rinj Xiaomi, por vetëm ato që ka në magazinë. DNA-ja ka vendosur që nuk do t’i shfaqë më në dyqanet e saj dhe në faqet e saj të internetit, ndërsa operatori Elise ka theksuar se gradualisht do të ngushtojë gamën e telefonave nga prodhuesi kinez.