Mijëra njerëz protestojnë në Madrid duke kërkuar armëpushim në luftën brutale në Gaza!
Një turmë e madhe protestuesish doli sot para ministrisë së jashtme spanjolle në Madrid duke kërkuar armëpushim në Gaza dhe “drejtësi për Palestinën” teksa sulmi i Izraelit kundër militantëve të Hamas, arriti në javën e 13-të dhe nuk ka shenja ndalimi, por vetëm dëbim dhe vrasje të palestinezëve.
Me flamurë e pankarta protestuesit kërkonin ndalimin e gjakderdhjes dhe ndërhyrje të qeverisë spanjolle për të arritur paqen.
Thirrjet “Liri për Palestinën” dëgjoheshin nga turmat para ministrisë teksa numri i viktimave në Gaza ka kaluar 20 000, ndërsa dhjetra mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në jug prej bombardimeve.
Ushtria thotë se po kundërpërgjigjet ndaj sulmit të 7 tetorit nga Hamas brenda Izraelit ku raportohet se u vranë mbi 1000 izraelitë por shumë kritikë kanë akuzuar për gjenocid në Gaza pasi ushtria ka rrafshuar banesat me bombardime dhe një pjesë e mirë e popullsisë është larguar në jug pranë kufirit me Egjiptin.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza nga Izraeli që nga fillimi i luftës më 7 tetor, ka shkuar në 21,672, nga të cilët 165 u vranë në 24 orët e fundit.
Po ashtu, autoriteti palestinez bën me dije se 56.165 mijë persona janë plagosur si pasojë e luftimeve.