Detaji që na shpëtoi në promon e BBVA3! Ledion Liço nuk do të jetë moderator por me një mision të fshehtë?!
Pak ditë më parë, faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania” konfirmoi në Instagram se më 13 janar të vitit 2024 starton edicioni i tretë.
Bashkë me të, u duk sikur u konfirmua se këtë edicion të BBVA, prezantues do të jetë Ledion Liço. Por, mos ndoshta na ka shpëtuar një detaj?
Videoja e publikuar në Instagram fillon duke thënë: “Të gjithë banorë…përvec njërit“, dhe në këtë moment shfaqet pikërisht Ledioni, duke na lënë të mendojmë se në fakt, ai nuk do të jetë prezantues por i është caktuar një mision “i fshehtë” nga “Vëllai i madh” ose do të ketë një rol të vecantë në lojë.
Megjithatë, e gjitha mbetet një aludim dhe për të zbuluar të vërtetën do të na duhet të presim datën 13.
Gjithashtu edhe një koment i Arbanës ditën e djeshme na ngriti më shumë dyshimet se do ta shohim sërish në BBVA.
Një ndjekës i shkroi: “Mos mungo se si dasma pa nuse Big-u pa ty“, tek kishte bërë tag moderatoren.
Ndërsa kjo e fundit i kishte kthyer përgjigje duke përdorur këto dy ikona e duke na bërë neve akoma më konfuzë nëse ajo do të mungojë apo jo në të vërtetë në këtë sezon të tretë. /Lokimagazine.com