Drejt sistemit europian të pagesave/Komisioni Europian i hap dritën jeshile Shqipërisë!

vovalbania January 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Drejt sistemit europian të pagesave/Komisioni Europian i hap dritën jeshile Shqipërisë!

Si pjesë e Planit të Rritjes, Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian që të bëhet pjesë e sistemit evropian të pagesave. Kjo do të thotë tarifa më të ulëta për transaksionet mes institucioneve financiare të Unionit Europian. Banka e Shqipërisë dhe aktorë të tjerë të qeverisë kanë vijuar punën për të plotësuar kërkesat rregullatore. Ky projekt pritet të kalojë në disa faza.

Ledia Bregu, drejtoreshë e sistemit të pagesave në BSH, u shpeh:

Anëtarësimi në SEPA i Shqipërisë dhe institucioneve financiare nënkupton transaktimin financiar ndërkufitar jashtë vendit, si në transaksione pritëse ashtu dhe dërguese, me tarifa njësoj si të ishin transaksione brenda vendit. Në 2024-ën ne presim të kemi përpiluar dhe dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësimin në SEPA. Remitancat është një nga fushat ku pritet të ketë një ndikueshmëri goxha të lartë, së bashku me import-eksportet ku këtu lidhen bizneset dhe individët, pro njëkohësisht dhe me pjesën e turizmit. Në terma të ardhurash, familjet shqiptare të cilat remitancat i kanë burimin e dytë të të ardhurave do të kenë më shumë të ardhura në dispozicion dhe do jenë më të pasur. Import-eksport do kenë ndikim të drejtpërdrejtë sepse Shqipëria është e varur nga tregtia me vendet e BE dhe integrimi në SEPA do të sjellë një mënyrë më të thjeshtë për transaksionet e pagesave për eksportet. Nga një studim paraprak vlerësohet se do të kursehen 14 milionë euro që në vitin e parë të anëtarësimit në SEPA.

Shqipëria 65% të volumit të tregtisë së jashtme dhe pothuajse 90% të remitancave i ka me vendet e Bashkimit Europian. Mundësia e aplikimit në sistemin evropian të pagesave është një mundësi që i jepet vetëm vendeve anëtare të Unionit, por KE në një lëvizje historike ia dha dritën jeshile dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të afruar më shumë rritjen ekonomike dhe integrimin e vendeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE