I mbijetoi dy luftërave botërore dhe dy pandemive, ndahet nga jeta në moshën 111-vjeçare njeriu më i vjetër në Europë!
vovalbania
January 02, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Burri më i vjetër në Europë është raportuar se ka ndërruar jetë së fundmi. Mediat italiane shkruajnë se Tripoli Giannini i quajtur ndryshe “Tripolino” është ndarë nga jeta në moshën 111-vjeçare, në banesën e tij pranë Livornos, Toscana në natën e Vitit të Ri.
Ai ishte personi i dytë më i vjetër në Europë pas francezit Andre Ludwig. Giannini lindi në vitin 1912 dhe jetoi dy luftëra botërore dhe dy pandemi.
Gjatë festimeve të tij të 111-vjetorit gushtin e kaluar, ai tha se sekretet e jetëgjatësisë së tij ishin vaktet e lehta, gjithmonë të shoqëruara me verë. Po ashtu ai shprehej se çelësi është një jetë pa stres, mos pirja e duhanit dhe duke e vlerësuar çdo ditë si një dhuratë.