“Jam gati t’i jap të gjitha, vetëm të kisha mundësi ta takoja”-Luiz Ejlli përlotet në studio për të atin e ndjerë
vovalbania
January 02, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli ishte i ftuar në studion e emisionit “Më lër të flas” në puntatës e djeshme.
I pyetur për nënën e tij, nëse ajo do të kthehet në Shqipëri për të rritur vajzën e Luizit, ai u shpreh se nëna gjithmonë i ka thënë të bëjë një fëmij për ta rritur ajo.
“Nëna për momentin është nën kujdesin e mjekëve, atje është afër motrës. Gjithmonë më thonte bëje një fëmijë që ta rris unë, tani i them jepi erdhi koha”.
Luizi bëhet emocional teksa shprehet se është i gatshëm të lërë çdo gjë vetëm që të takonte babain e tij dhe t’i tregonte se çfarë ka arritur.
“Jam gati të lë çdo gjë, që askush të mos më njoh në rrugë vetëm të takoja babain tim 5 minuta të shikonte se çfarë kam sot ku kam arritur”- u shpreh ai i përlotur.