AC Milan e nis mbarë vitin e ri në Kupën e Italisë, dy lojtarët e kombëtares tonë përballen sonte…

vovalbania January 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
AC Milan e nis mbarë vitin e ri në Kupën e Italisë, dy lojtarët e kombëtares tonë përballen sonte…

Milan e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2024 duke mposhtur Cagliarin me rezultat 4-1 në “San Siro” dhe duke avancuar tutje në Kupën e Italisë. Një fitore që mund t´iu shërbejë futbollistëve për t´iu ngritur moralin në kampionat pasi ndodhen plot 9 pikë larg nga ekipi i Interit që mban aktualisht vendin e parë në kuotën e 45 pikëve. Mysafirët kërkuan penallti në minutën e tetë, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari kryesor sinjalizoi për vazhdimin e ndeshjes. Milan shënoi dy gola në pjesën e parë nëpërmjet Luka Jovic (29’ dhe 42’) dhe në të dy golat asistoi francezi Theo Hernandez. Me epërsi të dyfishtë të Milanit përfundoi 45 minutëshi i parë i kësaj sfide.

Rossonerët shënuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë, duke dhuruar ‘show’ për shikuesit. Ishte talenti nga akademia Chaka Traore (50’) i cili shënoi për 3-0 me një goditje në mesin e portës.E tëra çfarë Cagliari mund të bënte në këtë takim, ishte goli i Paulo Azzit (88’) për rezultatin 3-1.Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, në listën e realizatorëve u fut edhe Rafael Leao (91’) që shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit 4-1.Në këtë ndeshje Stefano Pioli i ka dhënë mundësinë atyre lojtarëve që kanë pasur më pak minuta në këmbë gjatë këtij sezoni. Pas kësaj fitoreje, Milani në fazën çerekfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Atalanta – Sassuolo, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet nesër (e mërkurë) në orën 18:00. Kujtojmë se në këtë përballje do të jenë dhe dy lojtarët e kombëtares tonë, Nedim Bajrami dhe Berat Gjimshiti

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65234 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE