CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve për vitin 2024!

vovalbania January 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve për vitin 2024!

Gjiganti amerikan CNN ka përzgjedhur 24 vende të cilat duhen vizituar gjatë vitit 2024. Mes tyre rekomandohet edhe Shqipëria, ku gjatë 2023 u shënua një numër rekord vizitorësh, 10 milionë turistë.

Shqipëria dhe plazhet e saj nuk ka qenë asnjëherë më parë një destinacion kaq popullor, por me çmime miqësore për xhepin e pushuesve ka shënuar një bum në turizëm. Fqinjët italianë kaluan Adriatikun për të pushuar atje gjatë verës, shkruan CNN. Në artikull evidentohet edhe një herë rëndësia e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, përmes të cilit mbërritja në plazhet e mrekullueshme shqiptare do të jetë më e lehtë.

Por Shqipëria, thotë CNN, nuk ka vetëm plazhe, por edhe një kulturë të pasur e cila vjen mes qyteteve si Berati dhe Gjirokastra, përfshi vargmalet mahnitëse. CNN thekson edhe rëndësinë e Parkut Kombëtar të Vjosës, marrë në mbrojtje gjatë 2023-shit.

Këtë artikull, kryeministri Edi Rama e komentoi duke shkruar në rrjete sociale se 2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë. Në postimin e tij thuhet:

2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë. CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve për vitin 2024, si një model i zhvillimit të qëndrueshëm, mes bukurive të bregdetit, qendrave historike, kulturës dhe Parkut Kombëtar Vjosa.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE