I dashuri juaj ka ende ndjenja për ish-in?! Ja si ta kuptoni në kohë që të mos vuani më vonë!

vovalbania January 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dashuri juaj ka ende ndjenja për ish-in?! Ja si ta kuptoni në kohë që të mos vuani më vonë!

Nëse keni pasur ndonjëherë pikëpyetje se si po shkon marrëdhënia juaj e dashurisë, nuk jeni të vetmit. Shpesh na ndodh që të mos kuptojmë realisht situatat që na ndodhin në çift dhe aty lindin dhe keqkuptimet. Por kur vjen çështja për të folur për ish-të dashurën e partnerit të ri, këtu tema bëhet pak më delikate. Po sikur ai të ketë akoma ndjenja për të? Zbuloni më poshtë se si mund të kuptoni gjithçka nga reagimet e tij…

Nuk flet asnjë fjalë për të

Nëse i dashuri juaj vërtet e ka marrë veten nga ndarja me ish-të dashurën, do t’ju tregojë se sa të vështirë e ka pasur dhe çfarë gabimi ishte. Mirëpo, nëse ai nuk flet asgjë, sikur ajo lidhje të mos kishte ekzistuar fare, kjo do të thotë që ai akoma ka ndjenja ndaj saj.

Hidhërohet me të

Nëse shpesh tregon se si ish-e dashura ishte këmbëngulëse, tepër dominuese, irrituese, kjo do të thotë që ende i ka të pranishme emocionet, edhe kur është fjala për të.

E idealizon ish-të dashurën

Pa marrë parasysh që ajo e ka braktisur, ai ende konsideron që ajo është e përsosur. Në këtë rast nuk do të mundeni të krahasoheni kurrë me të, prandaj është më mirë që të mos e provoni fare.

Ish-të dashurën e ka pasur miken më të mirë

Është normale në kohët e sotme që të qëndrohet në kontakt me ish-të dashurën, mirëpo të mbeten miqtë më të mirë pas ndarjes, është shumë e çuditshme. Duke marrë parasysh atë që janë aq shumë të lidhur, mund të ndodhë që njëri ndër ta të dëshirojë të bashkohen sërish.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65850 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE