Një rival më pak për mesfushorin tonë kuq e zi në ekipin e Interit, ja se për kë bëhet fjalë…
Interi e mbylli vitin 2023 si kampion dimri duke kryesuar rënditjen e Seria A në kuotën e 45 pikëve dhe plot 9 pikë më shumë se rivalët e kryeqytetit, Milanit, të cilët fituan në mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Janari sapo ka mbërritur dhe zërat e transferimeve shtohen. Interi nuk pritet të bëjë shumë afrime gjatë kësaj periudhe, por nuk përjashtohen largime nga ekipi zikaltër.
Stefano Sensi është zyrtarisht në shitje nga Interi, me klubin zikaltër që kërkon ta largojë kundrejt një shume mesfushorin italian.28-vjeçari nuk ka shkëlqyer me klubin zikaltër edhe për shkak të dëmtimeve, teksa kontrata e tij skadon këtë verë. Për këtë arsye, Interi kërkon që të përfitojë diçka nga largimi i tij, teksa nuk kërkon që ta humbasë me parametra zero. Kjo do të thotë që për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani do të ketë një rival më pak në skuadër. Asllanit i duhet të luajë sa më shumë minuta që të jetë në formën e duhur edhe për Kombëtaren tonë e cila në qershor do të luajë në kompeticionin europian për të dytën herë në histori. Sa i përket Kombëtares, kuq e zinjtë tanë do të rikthehen në fushë në muajin mars, ku do të zhvillojnë dhe një turne miqësor. Ky turne do të jetë me katër skuadra dhe është organizuar nën kujdesin e FIFA – s. Përveç Shqipërisë dhe Algjerisë pritëse, do të marrin pjesë edhe Afrika e Jugut me Bolivinë