Nuk dini si të silleni me kolegët e rinj?! Ja çfarë duhet të bëni!
Ju sapo filluat një punë të re, por nuk dini si të silleni në këtë ambient të panjohur? Nuk dini kur duhet të bëni shaka me shefin tuaj apo si të silleni me kolegët? Nëse keni pasiguri lidhur me sjelljen tuaj në ambientin e punës, ne mund t’ju ndihmojmë me këshillat e mëposhtme.
Qëndroni pozitiv
Ju sugjerojmë të qëndroni pozitiv edhe në momentet më të vështira në punën tuaj të re. Shefi mund t’ju qortojë herë pas here por kjo s’do të thotë se ju nuk jeni të aftë. Qëndroni pozitiv edhe në momentet delikate, pasi mos harroni ju kanë zgjedhur sepse e keni merituar.
Tregohuni të sjellshëm e bashkëpunues
Tregohuni të sjellshëm me kolegët tuaj. Edhe nëse harroni emrin e dikujt, mjafton ta pyesni përsëri me mirësjellje dhe gjithçka do të shkojë mirë. Bashkëpunoni me njëri-tjetrin, pasi qëllimi juaj është i përbashkët.
Qëndroni neutral
Bisedat për politikën, sportin dhe besimin fetar mund të jenë vërtet interesante, derisa e kalojnë kufirin. Ju sapo po prezantoheni me kolegët tuaj të rinj, ndaj nuk është momenti i duhur të argumentoni mendimet tuaja me kokfortësi.
Dëgjoni dhe mësoni
Të dëgjoni sa më shumë e të mësoni nga ata që kanë më tepër eksperiencë se ju, është zotësi dhe zgjuarsi. Ndaj ju nuk duhet të keni turp të pyesni për ato gjëra që nuk keni informacion të mjaftueshëm. Mos harroni askush nuk ka lindur i ditur.