Publikon foto thuajse nudo të bashkëshortes?! Ç’bën kështu more Kanye?!
Kanye West dhe Bianca Censori u martuan vetëm një muaj pas divorcit të reperit nga Kim Kardashian, me licencën e ‘martesës konfidenciale’ dhe dasma nuk u regjistrua në regjistrin publik. Pasi bënë bujë për pamjet dhe sjelljet e tyre provokuese në Itali, Kanye West dhe Bianca Censori janë përfolur edhe për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Reperi u ka dhënë fund këtyre aludimeve pasi së fundmi ai ka publikuar disa foto të partneres së tij gjysmë të zhveshur. Gjykojini vetë…
Thuhet se Kanye West i ka vënë disa kushte ‘absurde’ të dashurës së tij, Bianca Censori. Ai e ka urdhëruar të mos flasë ‘kurrë’ në dalje publike, dhe ka nxjerrë një sërë rregullash për të jetuar, duke përfshirë, ushqime specifike që mund të hajë dhe çfarë mund të veshë.
Shumica dërrmuese që morën vesh lajmin se Kanye West u martua sërish, u shqetësuan menjëherë për zonjën në fjalë, Bianca Censori. Madje ai u fut në telashe me autoritetet në Venecia për kryerjen e një akti seksual në publik gjatë një prej vizitave të tyre në qytetin e famshëm italian. Gjatë gjithë asaj kohe, miqtë dhe familja e Bianca Censorit kanë qenë të shqetësuar për mirëqenien e saj. Kjo arriti në një pikë ku shumë nga familja dhe miqtë e saj vendosën të organizonin një “ndërhyrje” kundër Kanye. Synimi kryesor ishte që ajo të kuptonte se është në rrezik nëse vazhdon të jetë me reperin e turpëruar tashmë për gjithçka që ka deklaruar dhe ka bërë. Pavarësisht suksesit në muzikë, Kanye arriti të shkatërrojë reputacionin e tij për shkak të pikëpamjeve të tij dhe qëndrimeve të tij të diskutueshme për situata të ndryshme.