Tragjedi në SHBA/Polici vret gruan e tij shqiptare dhe dy fëmijët, më pas veten!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një punonjës policie ka vrarë gruan e tij shqiptare dhe 2 djemtë e tyre. Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor 2023 në banesën e çiftit.
“The Guardian” raporton se autori, Watson Morgan 49 vjeç, ishte punonjës policie në SHBA. Ai vrau me armë gruan e tij Ornela Morgan (Ornela Rori) 43 vjeç me origjinë nga Korça, dhe dy djemtë e tyre 10 dhe 12 vjeç. Më pas u vetëvra.
Të gjithë trupat e pajetë të familjes u gjetën pasi autori nuk u paraqit në punë në departamentin e policisë së Bronxville. Policia amerikane e ka konsideruar ngjarjen si vrasje dhe vetëvrasje. Një pistoletë u sekuestrua në vendngjarje. Në një deklaratë për shtyp, policia amerikane u shpreh:
Në këtë fazë të hetimit, mendohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij përpara se të vriste veten me armë.
Një fqinj i viktimave tha se “familja ishte e përsosur, amerikanë perfekt”.
Kurrë nuk e mendoja që ai të bënte diçka të tillë. Fëmijët luanin gjithmonë këtu jashtë, ndërsa nëna e tyre ishte personi më i ëmbël që kemi takuar ndonjëherë.