Krim në familje në Tiranë/ Vëllai vret vëllanë, më pas vetëvritet

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krim në familje në Tiranë/ Vëllai vret vëllanë, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranës, pasi vëllai vrau vëllain dhe më pas veten.

Mbetet akoma i paqartë shkaku i ngjarjes, edhe pse paraprakisht dyshohet se mes vëllezërve Cani kishte një konflikt për pronën e tyre në fshatin e lindjes Tërbaç të Bulqizës.

Një ditë pasi festoi ditëlindjen 63-të, Vehap Cani i shkoi në shtëpinë dykatëshe vëllait të tij 68 vjeçar, Lulëzimit. Nusja e djalit u çoi kafe ku dy burrat ishin ulur në katin e parë, por akoma pa i pirë ato, Vehapi nxori pistoletën nga brezi dhe shtiu me një plumb vëllain. Pas pak minutash, kohën kur gratë e familjes së Lulëzimit vunë kujën, 63-vjeçari vret veten.

“Dëgjova teksa bërtisnin gratë kur i gjetën. Nuk i njohim. Vëllai nuk rri këtu me qira!”- Kështu u shpreh pronarja që ia ka dhënë me qira shtëpinë Lulzim Camit dhe familjes së tij, në rrugën ‘Xhon Belushi’ në zonën e Freskut të Tiranës, aty ku dhe ndodhi vrasja e dyfishtë.

Besohet se në fillim kanë debatuar verbalisht, dhe më pas ndodhi tragjedia. Për fat asnjë pjesëtarë tjetër i familjes, nuk u lëndua.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66024 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE