Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndërpret konferencën me mediat: “Më duhet të shkoj në tualet”! (VIDEO)

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndalon konferencën vjetore me mediat: “Më duhet të shkoj në tualet”!(VIDEO)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar ditën e sotme konferencën vjetore me mediet vendase, e shtyrë dy herë për shkak të problemeve të saj shëndetësore. Takimi i tejzgjatur, prej tre orësh, ka kapur në vështirësi Melonin, e cila në një moment është detyruar t’ju kërkonte ndjesë të pranishmëve pasi duhej të shkonte me patjetër në tualet për nevoja personale.

Meloni, me një fytyrë të shqetësuar që tregonte qartazi sikletin e saj, u është drejtuar të pranishmëve duke thënë se duhej patjetër të shkonte në tualet:

Më falni, por unë duhet të shkoj në tualet… Më vjen keq, por duhet të shkoj. Mundem? Më duhet ta bëj, më vjen shumë keq.

Më pas kryeministrja italiane është ngritur menjëherë nga karrigia, duke iu drejtuar me vrap tualetit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE