Nga Rike Roçi te Enca, Dojna Mema u përgjigjet personazheve që reaguan negativisht ndaj saj
Intervista e moderatores Dojna Mema e dhënë për programin “Oxygen” shkaktoi goxha reagime në rrjetet sociale.
Në këtë intervistë ndër të tjera Dojna foli edhe për shembullin që i jepet brezit të ri nëpërmjet rrjeteve sociale, nga vajzat e Instagramin, si dhe për presionin që ndjejnë djemtë e rinj për të bërë pará.
Kjo deklaratë e moderatores u duartrokit nga publiku, ama pati edhe disa reagime kundër. Këtu përmendim këngëtaren Enca Haxhia si dhe ish banoren e BB, Rike Roçi.
Të dyja personazhet iu kundërvunë Dojnës, madje Rike përmendi edhe një intervistë të vjetër të saj ku Erik Fullani i vendoste një 500 eurosh mbi sy.
Rreth këtyre postimeve, Dojna ka reaguar pak minuta më parë ku u shpreh se nuk i interesojnë fare fjalët që thuhen lart e poshtë dhe se çdo gjë që ajo ka bërë në ekran është transparente dhe mund të shihet nga kushdo, tek shtoi se “njerëzit nuk janë budallenj”.