Publikohen dokumente të gjykatës mbi hetimet ndaj milionerit Jeffrey Epstein, përmenden mbi 150 emra të njohur!

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikohen dokumente të gjykatës mbi hetimet ndaj milionerit Jeffrey Epstein, përmenden mbi 150 emra të njohur!

Një gjykatë amerikane publikoi një sasi dokumentesh gjyqësore më parë sekrete të mërkurën vonë në lidhje me milionerin Jeffrey Epstein, që vrau veten në 2019 ndërsa priste gjyqin mbi akuzat për trafikim seksual. Mediat sociale kanë qenë të mbushura me postime që spekulonin se dokumentet do të përfshinin një listë të njerëzve të pasur dhe të fuqishëm që ishin “klientë” ose “bashkë-punëtorë” të milionerit Epstein.

Megjithatë, nuk kishte një listë të tillë. Koleksioni fillestar i rreth 40 dokumenteve të bëra publike përmbante kryesisht materiale që ishin publikuar më parë, ose ishin mbuluar gjerësisht në artikuj gazetash, dokumentarë televizivë, intervista, libra rreth skandalit Epstein, që përfshinin një periudhë prej gati dy dekadash. Megjithatë, të dhënat përfshinin histori të miqësive që Epstein kishte me figura të famshme dhe të fuqishme.

Dokumentet tregojnë dëshminë e një grua, e cila thoshte se Princi Andrew i Britanisë e vuri dorën në gjoksin e saj në shtëpinë e Jeffrey Epstein-it në Manhatan në vitin 2001. Incidenti, i cili është raportuar më parë dhe Princi Andrew e ka mohuar, ishte ndër detajet e zbuluara në dokumentet e publikuara të mërkuren.

Emrat e më shumë se 150 personave të përmendur në një padi nga Virginia Giuffre, një nga akuzueset më të njohur të Jeffrey Epsteinit, u mbajtën sekrete për vite me radhë derisa një gjykatëse federale vendosi muajin e kaluar se nuk kishte asnjë justifikim ligjor për t’i mbajtur ato sekrete.

Në një deklaratë të zonjës Giuffre në dokumentet e sapo publikuara thuhet se ajo kishte patur marrëdhënie seksuale me disa politikanë të shquar dhe udhëheqës financiarë, duke përfshirë miliarderin amerikan Tom Pritzker.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE