Rrezik për obezitet/Shqipëria në mesin e 40 vendeve që nuk aplikon akcizë për pijet me sheqer!

vovalbania January 04, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rrezik për obezitet/Shqipëria në mesin e 40 vendeve që nuk aplikon akcizë për pijet me sheqer!

Për të luftuar obezitetin, që në vitin 1992 shumë vende në botë kanë nisur të aplikojnë akcizën në pijet e ëmbla me sheqer. Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se, aktualisht të paktën 108 vende nga 158 vende ku është marrë informacion aplikohet akciza për të paktën një lloj pije të ëmbël, por në Shqipëri kjo taksë nuk aplikohet.

Në Europë më shumë se gjysma e vendeve i taksojnë së paku një pije të ëmbël me akcizë, teksa shihet se tatimi është i përhapur gjerësisht në Afrikë, Amerikën Latine dhe në disa shtete të SHBA-ve. Akciza mbi pijet e ëmbla është rekomanduar nga OBSH për të dekurajuar konsumin e tyre si një nga shkaktarët kryesore të obezitetit. Fokusi ishte kryesisht mbi taksimin e pijeve të gazuara me sheqer, pasi ato përfaqësojnë llojin më të shitur të pijeve të ëmbla në nivel global.

OBSH vlerëson se taksat e akcizës mund të gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme. Këto të ardhura mund të përdoren për financimin e politikave kundër obezitetit që aktualisht është burimi kryesor i barrës së sëmundjeve kudo në botë. Shqipëria nga ana tjetër së bashku me Ukrainën kanë nivelet më të lartë të obezitetit tek fëmijët në Europë.

Obeziteti tek të rinjtë është faktor kryesor për rritjen e barrës së sëmundjeve në popullatë në ardhmen dhe ndikon në një produktivitet me të ulët të popullatës. Organizata Botërore e Shëndetësisë prezantoi raportin e saj të fundit për mbi mbipeshën dhe obezitetin, ku vuri në dukje se Europa është duke arritur SHBA-të që njihen për nivelin e lartë të obezitetit. Studimi thotë se niveli i obezitetit tek fëmijët po rritet shpejtësi. Në vitin 2022, mbi 14% të fëmijëve nën 5 vjeç në Shqipëri ishin obezë, duke u renditur e dytët pas Ukrainës.

Raporti thotë se në vendet e Europës pothuajse 60% e të rriturve po luftojnë me obezitetin. Fëmijët janë gjithashtu të prekur. Një e treta e tyre tashmë janë mbipeshë. Mbipesha është më e zakonshme tek djemtë sesa te vajzat. Turqia renditet si vendi me nivelin më të lartë te të rriturve obeze, e ndjekur nga Izraeli dhe Malta.

Studimet e OBSH-së gjithashtu kanë vërtetuar se, mbipesha është e keqe për shëndetin. Kanceri, problemet e zemrës dhe diabeti janë vetëm një pjesë negative e kilogramëve të tepërt. Mbipesha dhe obeziteti janë gjithashtu shkaktarët kryesorë të aftësisë së kufizuar në rajonet e studiuara nga OBSH, dhe e gjithë kjo përkthehet në normat të larta të vdekshmërisë. Është vlerësuar se ka tashmë 1.2 milionë vdekje në vit në Europë për shkak të mbipeshës dhe pasojave në shëndet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65709 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE