Vrasje me armë zjarri në Tiranë, vëllai vret vëllain e më pas veten!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut, Tiranë. Bëhet me dije nga burimet për mediat se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar, teksa si pasojë e këtyre kanë mbetur të vdekur 2 persona. Deri më tani mësohet se vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllain e më pas veten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në familjen Cami, teksa viktimat janë Lulzim Cami 68 vjeç dhe Vehap Cami 63 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në rrugën “Xhon Belushi”. Siç është mësuar më herët autori ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij dhe më pas veten. Konkretisht Vehap Cami ka qëlluar Lulzim Camin.
Mendohet se motivi i vrasjes të jenë bërë disa prona në Bulqizë. Fillimisht Vehapi ka shkuar në shtëpinë e Lulzimit për të pirë kafe, aty ku dhe ka lindur konflikit dhe më pas ka ndodhur vrasja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon ende hetimet. Në njoftimin e policisë së Tiranës thuhet:
Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.