Kiara Tito reagon ndaj ngjarjes së rëndë të 41 vjeçares
vovalbania
January 05, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ngjarja e rëndë e shënuar ditën e sotme ku një 41 vjeçare i ka dhënë fund jetës si pasojë e bullizimit në rrjetet sociale, ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar reagime të ashpra.
Të shumtë kanë qenë personazhet publik që kanë reaguar rreth kësaj ngjarje, ndër to edhe Kiara Tito.
Moderatorja ka shkruar me anë të një postimi në InstaStory se është e frikshme se ku ka shkuar kjo botë.
“Ku po shkon kjo botë? E frikshme! Asnjëherë nuk mund ta dini, se në çfarë gjendje emocionale është dikush dhe se sa shumë mund të rëndohet kjo gjendje. Vetëm prej disa komenteve fyese. Jo çdo njeri e ka forcën t’i përballoj. Kini pak mëshirë o njerëz!”