“Ku po shkon kjo botë?”/ Ngjarja e rëndë në Durrës, reagon ashpër Kiara Tito

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ku po shkon kjo botë?”/ Ngjarja e rëndë në Durrës, reagon ashpër Kiara Tito

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin, pasi një 41-vjeçare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë. Ngjarja ka ndodhur më 2 janar. 41-vjeçarja mori hapin fatal për jetën, pasi bullizohej në rrjetin social TikTok nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik si dhe personazhe të njohur të cilët kanë dënuar aktin e personave që u bënë shkaktarë për vdekjen fatale të 41-vjeçares.

Pas Arbanës edhe Kiara Tito ka reaguar përmes një postimi në ‘Instastory’.

“Ku po shkon kjo botë? E frikshme! Asnjëherë nuk mund ta dini, se në çfarë gjendje emocionale është dikush dhe se sa shumë mund të rëndohet kjo gjendje. Vetëm prej disa komenteve fyese. Jo çdo njeri e ka forcën t’i përballoj. Kini pak mëshirë o njerëz!” , shkruan ajo.

"Ku po shkon kjo botë?"/ Ngjarja e rëndë në

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE