Nuk kursen as partnerin e saj, Dafina Zeqiri me ‘dorë të hekurt’ në llogarinë e saj në Instagram!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk kursen as partnerin e saj, Dafina Zeqiri me ‘dorë të hekurt’ në llogarinë e saj në Instagram!

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka marrë një vendim surprizues në lidhje me rrjetet sociale. Ajo ka vendosur që të heqë të gjithë personat që ndiqte nga lista e saj e ndjekësve në Instagram, duke lënë vetëm tre llogari.

Dafina tani ndiqet nga një audiencë e madhe prej 1.9 milionë ndjekësish dhe ka vendosur të bëjë një lëvizje që e fokuson vëmendjen në veprimtaritë dhe projektet e saj më të rëndësishme. Ndërkohë artistja ka lënë vetëm tre llogari në listën e ndjekësve, Melihate Zeqirin që është nëna e saj, presidenten Vjosa Osmani dhe Moneyz Music.

Kjo lëvizje mund të jetë një strategji e menduar mirë për të ngushtuar fokusin e ndjekësve të saj në ato aspekte që ajo beson që vërtet kanë rëndësi dhe për të promovuar vetëm muzikën e saj. Detaji që bie më shumë në sy është se ajo nuk e ndjek partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, në Instagram.

Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Dafinën nga ana profesionale. Shumë projekte të reja muzikore të pëlqyera nga audienca dhe duket se tashmë di se si të rrëmbejë zemrën e publikut. Së fundmi Dafina Zeqiri është zyrtarisht artistja shqiptare femër në tregun shqipfolës më e shikuara në rrjetin social TikTok. Në hashtagun #DafinaZeqiri janë grumbulluar plotësisht 2,000,000,000 shikime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE