Rita Ora e nis vitin 2024 me një tatuazh të ri në trupin e saj…
Vetëm pak muaj më parë, Rita Ora ishtë në nëntor në Prishtinë ku u organizua një festë me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku shumë artistë dhe personazhe të njohur u mblodhën për të festuar së bashku. Mes tyre ishte dhe këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora. Ajo çfarë mori shumë vëmendjen në Instagram ishte fotoja e Ritës dhe këngëtares Dafina Zeqiri, të cilat nga fotot duken si dy mikesha të ngushta.
Së fundmi Rita tregoi tatuazhin e saj më të fundit teksa ndau një pasqyrë të javës së saj të parë të vitit 2024. Këngëtarja 33 vjeçare, ka festuar në Vitin e Ri në New York, dhe nuk ka mundur t’i rezistojë vizitës në sallonin e saj të tatuazheve, sipas DailyMail. Rita ndau me fansat një fotografi të momentit kur ajo shtoi koleksionin e saj të gjerë të tatuazheve me një stilist shigjetash në parakrah. Tatuazhi përmbante yje dhe shigjeta dhe ishte i ngjashëm me disa prej modeleve tashmë në duart e saj.
Tatuazhi i parë që këngëtarja ka bërë ishte një yll i vogël pranë belit të saj. Rita kujtoi vizitën e saj të parë në studio gjatë një bisede në ‘Heart Radio:’
I pari tatuazh që bëra ishte në një hapësirë ku mendova se prindërit e mi nuk do ta shihnin atë, e cila është në majë të zonës sime të ijeve. Unë dhe shoqja ime më e mirë e kemi bërë bashkë, dhe në thelb është një yll”. E mora vendimin kur ishte në të vërtetë i paligjshëm, pasi isha e mitur. Unë përdora letërnjoftimin e motrës sime për të shkuar dhe për ta bërë atë.