Tensione mes dy Koreve, Pheniani gjuan predha artilerie drejt kufirit!
Më shumë se 200 predha artilerie u lëshuan nga Koreja e Veriut drejt ishullit Yeonpyeong deklaroi ushtria e Seulit të premten. Veprim ky që nxiti kundërpërgjigjen e kroreano jugorëve, që e cilësuan rastin si një “akt provokues” dhe u kundërpërgjigjën duke kryer manovra ushtarake në afërsi të kufirit.
Sipas BBC:
Predhat e lëshuara nga koreano-veriorët nuk arritën të hynin në territorin e Koresë së Jugut pasi ranë në zonën neutrale të gjitha. Ky veprim u cilësua nga autoritetet e Seulit si rrezik pasi po kërcënohet hapur paqja në gadishullin korean.
Veprimet ushtarake të Phenianit erdhën menjëherë pas paralajmërimeve të bëra se ishte duke ndërtuar një arsenal ushtarak dhe se po përgatitej për luftë për shkak se situata në gadishull nuk është e qetë.
Incidenti vjen pak muaj pas pezullimit të marrëveshjes ushtarake që dy vendet kishin nënshkruar mes tyre. Pakt ky që kishte në thelb përmirësimin e marrëdhënieve. Marrëveshja u prish pas pretendimeve të Koresë së Veriut për lëshimin e një sateliti spiun në hapësirë. Kjo pasi Koreja e Jugut tha se do të rifillonte fluturimet e vëzhgimit përgjatë kufirit pasi ndihej e kërcënuar.