Alketa Vejsiu reagon ndaj ofendimeve dhe bullizmit kundrejt Kiara Titos

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alketa Vejsiu reagon ndaj ofendimeve dhe bullizmit kundrejt Kiara Titos

Edhe pse tashmë është kthyer në një prej personazheve më të pëlqyer, Kiara Tito ishte një prej konkurrenteve më të sulmuara nga publiku gjatë periudhës së “Big Brother VIP”.

Ajo shpesh ofendohej e bullizohej sidomos në lidhje me marrëdhënien që kishte asokohe me Luizin.

Së fundmi, moderatorja Alketa Vejsiu ka bërë një reagim rreth këtyre ofendimeve ndaj Kiarës.

Ajo zhvilluar një bisedë të gjatë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku njëri prej tyre e ka pyetur për ofendimet që i bëheshin moderatores Kiara Tito në përiudhën, kur ajo ishte në shtëpinë e Big Brother VIP.

“Mendimi yt për të gjitha ofendimet që ju bënë Kiarës gjatë BBV2?”, pyeste ndjekësja.

Ndërsa Alketa përgjigjej: “Bullizimi kibernetik është i tmerrshëm ndaj çdo vajze. Kiara po jeton përrallën e saj. Është jeta e saj, dashuria e saj, fëmija i saj, momenti i saj i famës. Çdo zemër e madhe duhet të kënaqet për të dhe këdo. Nëse ka pasur ndonjë kritikë është ok. Big-u është eksperiment social i vështirë shumë, por s’ka pse të shfryhen inate e mospërmbushje personale tek njerëz që dëm s’na bëjnë, keq nuk bëjnë. Të ofendosh, shantazhosh, bullizosh është e keqja e të Zotit të vet. Më duket vajzë e mirë shumë.” 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE