Bilanc tragjik nga tërmeti në Japoni/Shkon në 126 numri i të vdekurve, 210 persona të zhdukur!

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bilanc tragjik nga tërmeti në Japoni/Shkon në 126 numri i të vdekurve, 210 persona të zhdukur!

Shkon në 126 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.5 ballë i shkallës Rihter që goditi rajonin Ishikawa, në perëndim të ishullit qendror të Honshu, natën e Vitit të Ri në Japoni. Në bilancin e orëve të fundit autoritetet lokale bëjnë me dije se 210 persona vijojnë të jenë ende të zhdukur.

Mijëra shpëtimtarë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, parashikimeve për reshje të afërta bore dhe përballjen me rrëshqitje të herëpashershme dheu.

Rrugët u copëtuan dhe bllokuan nga çarjet për shkak të rrëshqitjes së dheut. Sipas medieve të huaja ka pasur rreth 1,000 rrëshqitje dheu në orët që do të pasonin tërmetin tragjik të ndërrimit të viteve. Traineri i qenve Masayo Kikuchi tha për AFP:

Trajnimi për qentë e shpëtimit nga fatkeqësitë fillon me diçka të ngjashme me një lojë fshehjeje. Më në fund ata janë trajnuar të lehin kur shohin një person nën rrënoja.

Shtëpitë që përmbajnë trupa të vdekur po shënohen dhe po lihen vetëm derisa një mjek ligjor të vijë me të afërmit për të identifikuar trupin. Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit po përqëndrohen për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit.

Në qytetin port, varkat e peshkimit u fundosën dhe ngritën si lodra në breg nga valët e cunamit që raportohet se rrëmbeu një person. Komuniteti bregdetar i Shiromaru, i cili u godit nga një cunami disa metra i lartë më 1 janar, u kthye në një rrëmujë të ngatërruar me mbeturina druri, metali dhe plastike. 69-vjeçari Toshio Sakashita, një nga banorët e ishullit tha se:

Cunami erdhi nga gjiri i Shiromaru përmes lumit, dhe më pas vërshoi nëpër rrugë. Ne nuk kemi marrë asnjë mbështetje publike këtu. Shikoni, rruga kryesore është ende e bllokuar për shkak të rrënojave, të cilat kanë mbetur të paprekura.

“Ne nuk mund të jetojmë më në shtëpinë tonë,” i tha AFP-së Yukio Teraoka, 82 vjeç, ndërsa ai dhe gruaja e tij hoqën me lopatë rërën e rëndë dhe të lagur që sollën dallgët nga shtëpia e tyre e shkatërruar. Një bilanc i mëparshëm i autoriteteve raportonte për 110 të vdekur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE