Do të ashpërsohet ligji për rrjetet sociale pas bullizmit online & vetëvrasjes së 41-vjeçares

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të ashpërsohet ligji për rrjetet sociale pas bullizmit online & vetëvrasjes së 41-vjeçares

Pas rastit të rëndë ku 41-vjeçarja nga Durrësi kreu vetëvrasje pas bullizimit të vazhdueshëm në rrjetet sociale, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ma njoftuar se do të shqyrtohen me përparësi ashpërsimi i legjislacionit për rrjetet sociale.

“Një nënë e katër fëmijëve, u vetësakrifikua për shkak të denigrimit në mediat sociale,” shkruan Nikolla. “Kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një apel i fuqishëm për shoqërinë dhe institucionet.”

“Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi, ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale.”

“Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë më shpejt, me më shumë forcë dhe efiçience për parandalimin e rasteve të tilla, të cilat ndodhin para syve të të gjithë shoqërisë dhe shkaktojnë ngjarje tragjike e trauma familjare,” shton ajo.

Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, i dha fund jetës në fshatin Sukth të Durrësit duke pirë fostoksinë. Shkak për fundin fatal të 41-vjeçares, sipas familjarëve, por edhe reagimit të policisë së Durrësit, u bë publikimi i disa videove-montazh në TikTok, me fotografinë e së ndjerës dhe një gjuhë denigruese dhe urrejtje ndaj saj.

Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti, ndërsa shoqëria civile ka njoftuar mbajtjen e një proteste ditën e sotme (6 janar).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE