E ironizojnë për kopertinën “Forbes”, Alketa Vejsiu përgjigjet kështu
Disa ditë më parë moderatorja Alketa Vejsiu publikoi në rrjetet sociale një kopertinë të “Forbes UK”, ku shfaqej vetë ajo.
Moderatorja në këtë postim tregoi se revista që ajo drejton është zgjedhur për një projekt të rëndësishëm, ku evidentohen talentet e rinj.
Ishte gazetarja Rezearta Çaushaj e cila më pas kontaktoi me Forbes të cilët i dërguan një email, ku thuhej se Forbes nuk ka asnjë lidhje me “Forbes UK”.
Nga artikulli i publikuar duket se lajmi për Alketën titullohej: “Kurora e tre-fishtë: Mbretëreshë e TV, Medias Digjitale dhe Biznesit”.
E teksa përflitej nëse moderatorja kishte rënë pre e ndonjë skeme mashtrimi, vetë ajo zgjodhi të heshtë.
Ndërsa së fundmi një prej ndjekësve të saj e ka ngacmuar për këtë kopertinë gjatë një pyetësori në Instagram, ndërsa Alketa ia ktheu urtë e butë: “Sa të rrosh do shikosh“, duke na lënë sërish të paqartë për situatën e bujshme.