Kapiteni Lautaro Martinez qetëson tifozët e Interit, së shpejti vjen rinovimi me klubin zikaltër!

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kapiteni Lautaro Martinez qetëson tifozët e Interit, së shpejti vjen rinovimi me klubin zikaltër!

Lautaro Martinez u rikthye të luajë ditën e sotme pas një dëmtimi që pësoi në muajin dhjetor. Siç kishin shkruar mediat, pritej që sulmuesi të ishte i gatshëm në ndeshjen ndaj Veronës. Ai u rikthye pikërisht aty ku e kishte lënë, duke arritur të shënojë përsëri ditën e sotme dhe dukë qënë golashënuesi më i mirë i Serie A. Lautaro ka konfirmuar se zgjatja e kontratës së tij me Interin  është në detaje’ e fundit dhe se ai është i lumtur që do të qëndrojë në  këtë klub.

Sulmuesi aktualisht është i lidhur me gjigantët e San Siros deri në qershor të vitit 2026, por negociatat për një marrëveshje të re kanë vazhduar prej muajsh por me disa probleme të vogla. Në një prononcim për Sportitalia, sulmuesi u shpreh: Nuk ka shumë kohë përpara se të nënshkruajmë rinovimin, varet nga detajet. Ne jemi duke folur kemi në rrugën e duhur. Ka qenë një vit fantastik për mua, e vetmja pjesë e enigmës që mungonte ishte në Stamboll. Jemi rritur shumë si ekip dhe jam i lumtur që po vazhdoj te Interi. Jemi të fokusuar te vetja, pa ankth. Është e natyrshme që kemi luftuar pak në ndeshjet e fundit kundër Genoas dhe Veronës, të cilët po luftojnë fort për çdo pikë.

Kjo kontratë e re do të kurorëzonte një vit të jashtëzakonshme për sulmuesin, i cili festoi Kupën e Botës me Argjentinën, e ndjekur nga Coppa Italia, Supercoppa Italia dhe finalja e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.
Fitorja e sotme 2-1 ndaj Veronës do të thotë se Interi do të ruajë të paktën një avantazh prej dy pikësh ndaj Juventusit .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE