Zaimina Vasjari tregon se 41 vjeçarja që u vetëvra në Durrës ishte punëtore e kompanisë së saj: Një grua e shkëlqyer!
vovalbania
January 06, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Vetëvrasja e gruas në Durrës ka tronditur opinionin publik, ndërsa u zbulua se gruaja përveç rrjeteve sociale bullizohej, dhunohej dhe keqtrajtohej edhe nga bashkëshorti.
Ditën e sotme është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, Xhemal Loka.
Ai ishte kthyer nga Greqia dhe e kishte kërcënuar me thikë gruan për ta vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve të tyre.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Zaimina Vasjari e cila ka zbuluar se e ndjera punonte në kompaninë e saj. Zaimina shprehet se askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar por iu interesoi historia e Tik Tok-ut.