Gazment Bardhi: Jemi drejt bashkimit të opozitës, në një koalicion të gjerë!
Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, në një intervistë, ka deklaruar se tashmë janë drejt bashkimit të opozitës në një koalicion të gjerë opozitar.
Bardhi po ashtu ka komentuar po ashtu edhe masën e arrestit në shtëpi të Sali Berishës, duke e cilësuar si një masë të panevojshme, ndërsa ndërprerja e komunikimit me publikun sipas tij është tejkalim. Sipas tij Prokuroria mund ta kishte hequr masën.
“Kemi lënë mënjanë konfliktin, në fokus bashkimi. Po punojmë për bashkimin në një formacion të opozitës dhe shumë shpejt do të kemi zhvillime sa i përket bashkimit”, është shprehur ai ndër të tjera.
“Ligji i PS për Komisionet Hetimore, mekanizëm i mazhorancës. I jam drejtuar me letër zyrtare Presidentit Begaj. Presidenti të ngrihet në lartësinë e përfaqësuesit të popullit”, tha ai.