NASA i qetëson të gjithë: Asteroidi “i zhdukur” nuk do ta godasë Tokën në vitin 2024…

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
NASA i qetëson të gjithë: Asteroidi “i zhdukur” nuk do ta godasë Tokën në vitin 2024…

Asteroidi FT3 u zbulua për herë të parë në vitin 2007, përpara se të zhdukej në thellësi të universit e më mos të kthehej. Gjatë viteve të fundit, astronomët janë përpjekur ta gjejnë përsëri duke e parashikuar rrugën orbitale të tij, mirëpo nuk patën sukses. Por, edhe pse ajo kohë nuk ishte e mjaftueshme të përcaktonte rrugën specifike orbitale të asteroidit, u raportua se ka shansa të vogla që ai përsëri t’i afrohej Tokës. Ndërsa datat e mundshme “të përplasjes” po afroheshin, zyrtarët amerikanë sqaruan se nuk ka asnjë kërcënim për goditje nga asteroidi, edhe pse ai ishte pjesë e listës së “armiqve publik” të NASA-s.

Shkëmbi hapësinor ende mbetet i pagjetur, gjë që është lajm i mirë sepse nëse do të afrohej me planetin, NASA do të ishte në dijeni. Megjithatë, ekziston një shans 1 në 2700 që Bennu, një tjetër asteroid i vogël afër Tokës, të përplaset me planetin në vitin 2182, sipas NASA. Ndryshe, Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës, mbledh mostra nga asteroidët, në përpjekje për të ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë sekretin e origjinës së jetës në Tokë

Rikujtojmë se pak kohë më parë NASA arriti përmes eksperimentit Deep Space Optical Communications të dërgojë një mesazh në Tokë brenda 50 sekondave nga një distancë prej 16 milionë kilometrash. Anija kozmike Psyche, 10 milionë milje larg, dërgoi një mesazh të veçantë në 50 sekonda nëpërmjet një rreze lazer dhe ajo u kap nga teleskopi Hale në kontenë San Dieg

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65778 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE