Të lodhur nga përmbytjet çifti nga Britania e Madhe ndërtojnë një mur rreth shtëpisë së tyre!
vovalbania
January 08, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Inxhinieri në pension, Nick Lupton dhe gruaja e tij, Anne, kanë ndërtuar një mur për të mbrojtur shtëpinë e tyre nga përmbytjet e stuhisë Henk. Çifti prej kohësh jetojnë në një shtëpi të shekullit të XVII-të në brigjet e lumit Severn të Britanisë së Madhe. Që kur u transferuan në vitin 2016, shtëpia e tyre është përfshirë nga përmbytjet 11 herë.
Ata u lodhën aq shumë me rinovimet e kushtueshme dhe si pasojë e kësaj vendosën të rrethonin pronën me një mur të lartë, për ndërtimin e të cilit iu deshën katër muaj. Por, përpara se të ndërtonin murin, Nick dhe Anne vendosën barriera përpara dyerve. Imazhet me dron shfaqin shtëpinë dhe oborrin e rrethuar nga ujërat, pasi lumi Severn doli nga shtrati në fillim të kësaj jave.