Vrasja e grave, Milaim Zeka plas “bombën”: Njoh deputetë dhe politikanë shqiptarë që dhunojnë gratë dhe partneret e tyre
Gazetari Milaim Zeka ka folur për rastin tragjik të Bedrie Lokës, 41-vjeçares që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë pas bullizmit ndaj saj në rrjetet sociale dhe dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti.
Ai tha se dhuna në familje është e zakontë në Shqipëri madje ai u shpreh se njeh deputetë dhe politikanë që ushtrojnë dhunë ndaj grave apo edhe ndaj fëmijëve të tyre.
“Krejt kjo prodhon dhunë te qytetari i thjeshtë që i beson kutisë magjike televizive. Pastaj po të kalojmë te pjesa dërrmuese e deputetëve të kuvendit të Republikës së Shqipërisë, minimumi 50% e politikanëve dhe deputetëve në Shqipëri dhe në Kosovë, janë njerëz që kanë dosje për rrahje të grave të dashurave, për dhunimin e tyre, dhunimin e fëmijëve e të tjera e të tjera.
Unë njoh plot politikanë që i kanë dhunuar të dashurat, qoftë dashnoret qoftë gratë e tyre. Kemi plot avokatë që thirren si analistë në studio televizive që përpos ushtrimit të dhunës në familje që rrahin gratë dhe të dashurat e tyre, janë përdorues të mëdhenj të kokainës”, tha Zeka.